Booking1
Booking
RESTO

Hotel GORENJE

Hotelet e zakonshme humbin rëndësinë e tyre kur vihen në pyetje kërkesat e një biznesmeni modern. Hapësirat e zyrave, dhomat e mbledhjeve, sallat e konferencave e të gjitha këto të pajisura me teknologji moderne i takojnë më shumë një qendre biznesi. Hotel Gorenje është i pajisur me 18 dhoma gjumi dhe 3 salla të konferencave. Të gjitha janë të pajisura me teknologjinë e fundit dhe funksionalitet maksimal.

Objekti i kompanisë Gorenje Niti Tiki është më shumë se një qendër biznesi. Hapësirat tona në kombinim me ekipin profesional japin shërbime me porosi që i shkojnë për shtati të gjitha nevojave personale e profesionale që ju mund t’i keni. Përpos infrastrukturës së lartpërmendur, kompleksi Gorenje Niti Tiki ofron edhe vendparking të madh, restoran kulminant, dhe tarracë me pamje të mrekullueshme.

Hotel Gorenje është zgjedhja e duhur për vizitorët të cilët duan të kenë qetësinë e duhur pas një dite përplot me angazhime. Hotel Gorenje ka një kombinim të qetësisë, rahatisë dhe cilësisë, që e bën hotelin të ketë një ambient të këndshëm. Madhësia e vogël e hotelit e bën atë të ketë komoditet për klientët tanë të cilët pas një dite të gjatë e meritojnë një pushim si në shtëpinë e tyre.